TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2024, 20:42

Zbërthimi i "Matrix" nga Europol, paralajmëron eksperti i IT: Të dhënat për Shqipërinë do dalin shpejt!

Shkruar nga Pamfleti

Zbërthimi i "Matrix" nga Europol, paralajmëron eksperti i

Eksperti i IT Edmond Liçaj, ka komentuar zhbërthimin e aplikacionit “Matrix” nga Europol, i përdorur nga grupet kriminale.

Eksperti tha se në këtë aplikacion bëheshin edhe transferta kriptomonedhash, ndërsa shton se ka pasur 8 mijë përdorues. Ai u shpreh se të dhënat për Shqipërinë pritet të dalin shumë shpejt.

Më tej, eksperti i IT deklaroi se edhe mbyllja e Tik Tok ose së paku vendosja e filtrave do të ishte diçka e mirë për Shqipërinë, pasi është rrjet social që ka tepër dëme, sidomos për adoleshentët dhe të rinjtë.

“Aplikacioni Matrix futet tek komunikimi i kriptuar. Komunikimi është në këtë formë, që lidhen dy komunikuesit, pa pasur një pajisje ndërmjetësuese. Zbërthimi nuk është i lehtë dhe është me abonim. Aplikacioni ka pasur 8000 përdorues. Ka shumë aplikacione që ashtu quhen të sigurta. Nëpërmjet këtij aplikacione bëheshin edhe transferta kriptomonedhash. Aplikacioni ruante të dhënat në 40 servera në të gjithë botën. Serverat kryesorë ndodheshin edhe në Francë e në Gjermani. Europoli gjurmoi serverat në shtetet europiane. Duheshin 4 vite që të dekriptohej Enchro Chat. Faktet duhet që të vërtetohen. Ka raste kur teknologjia ndryshon më shpejt sesa ligjet. Të dhënat për Shqipërinë do të dalin shumë shpejt”, tha eksperti për “News 24”.

Lini një Përgjigje