TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2024, 20:01

Përkeqësimi i motit, policia apel shoferëve: Jini vigjilent, respektoni rregullat e qarkullimit!

Shkruar nga Pamfleti

Përkeqësimi i motit, policia apel shoferëve: Jini vigjilent,

Përkeqësimi i motit në vend ka detyruar Policinë Rrugore t’iu drejtohet me një apel drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Policia kërkon nga qytetarët që të jenë më vigjilent dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim shmangien e incidenteve dhe aksidenteve.

“Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave veçanërisht duke përdorur shenjat dalluese gjatë natës dhe në mot me shi, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë prezente me burime njerëzore dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore”, njofton Policia.

 

Lini një Përgjigje