
Ish-prokurori Eugen Beçi, ka folur lidhur me përplasjen mes shqiptarëve të shënuar një ditë më parë në Frosinone, ku si pasojë humbi jetën një 27-vjeçar shqiptar.
Ai tha se hetimet kanë treguar tre elementë kyç mbi bazën e të cilave veprojnë bandat shqiptare atje.
Beçi tha se për raportin e popullsisë, kriminaliteti në Shqipëri është shumë i lartë.
“Nga hetimet që ne kemi zhvilluar me skuadra të përbashkëta hetimore kemi arritur të konstatojmë tre elementë kyç që organizatat shqiptare i bëjnë të veçanta. Shqiptarët janë një komb i vogël dhe kanë lidhje të ngushta farefisnore. Duke pasur lidhje të forta gjaku, krijojnë organizata kriminale jashtë Shqipërisë, dhe për pasojë janë shumë më të forta dhe të organizuara.
Dhuna që vjen dhe gjeneron nga organizatat kriminale shqiptare e ka prejardhjen në Shqipëri. Fakti që vritesh për një shpullë, tregon se shqiptarët e kanë jetën të lirë dhe rrisku kryesor, është fakti se këta njerëz krijojnë para dhe këto të ardhura t’i sjellin në Shqipëri dhe t’i pastrojnë, i fuqizon ato.
Shqipëria ndihmon organizatat kriminale për të vazhduar aktivitetin dhe Italia ndihmon organizatën për t’i sjellë parat në Shqipëri. Në rast se shteti shqiptar e quan si një ngjarje që nuk na përket, që do të thotë se në rast se ngjarja ndodh në Itali ka lidhje edhe me Shqipërinë. Konflikti midis dy familjeve. Këta njerëz kanë gjeneruar të ardhura dhe autoritetet në rast se nuk i kanë zbuluar këto investime, duhet t’i marrë këto emra. Për raport popullsie kemi kriminalitet shumë të lartë”, tha Beci në News 24.
Lini një Përgjigje