TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2024, 22:05

Aksionet kundër bandave, Roland Qafoku: Krimi i organizuar është sofistikuar, e ka lënë policinë pas

Shkruar nga Pamfleti

Aksionet kundër bandave, Roland Qafoku: Krimi i organizuar është

Gazetari Roland Qafoku thotë se Policia e Shtetit nuk po ecën me të njëjtat hapa që ecën dhe krimi i organizuar. Sipas tij policia mbetet ende shumë hapa mbrapa në krahasim me krimin.

Sipas Qafokut, krimi i organizuar është sofistikuar në pajisje dhe veprime, ndërsa një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende me Policinë e Shtetit.

Qafoku tha gjithashtu se sa herë ka ndryshim të drejtorëve të Policisë, kjo shoqërohet me aksione dhe me arrestime në terren.

“Sa herë që ndërrohen drejtuesit e Policisë, ka një fushatë të tillë dhe realisht Policia e Shtetit e ka pasur këtë gangrenë. Krimi është sofistikuar, por policia nuk është sofistikuar. Krimi i organizuar është një hap para se Policia”, tha ai në një intervistë për ABC News.

roland qafoku

Lini një Përgjigje