
Analisti Mentor Nazarko, ka folur për negociatat mes PD dhe PS për rikthimin në normalitet të jetës parlamentare. Ai thotë se zbutja e qëndrimit të opozitës dhe tërheqja e saj nga veprimet destruktive, është një imponim që vjen nga ndërkombëtarët.
Më tej, Nazarko shtoi se opozita e ka kuptuar tashmë se veprimet e saj të zhurmës dhe kaosit nuk e çojnë askund dhe nuk i japin peshë politike.
“Mendoj se ky ngjan një zhvillim i përcaktuar dhe i imponuar në mos nga shumica, por nga partnerët ndërkombëtar. Ata duan që në komunikimin ndërpartiak, opozitën ta përfaqësojnë interlokutorë që janë të pranueshëm për shumicën. E dyta, ka zëra për negociata të fshehta, jo publike sigurisht dhe këto ngjajnë të besueshme, pra janë pjesë në këtë zhvillimi zinxhirësh, që nis me ndryshimin e nënkryetarëve, por ama të cilat nuk i japin besueshmëri alternativës që përfaqësohet nga Berisha. Janë zhvillime të mirëpritura, për çfarë arsyesh? Ajo që po bën opozita sot, e them opozita, sepse është një eufemizëm për t’i përmbledhur në një etiketë të gjitha rrymat e saj, janë veprime të dëshpëruara. Edhe mendjet e arsyeshme dhe ato të paarsyeshëm janë të vetëdijshëm se veprimet e tyre nuk sjellin asnjë ndryshim pozitiv dhe në këtë kuptim nëse arrin të dalin nga zhytja dhe nga mbytja, ky është një lloj zhvillimi”, tha ai për ABC News.
Lini një Përgjigje