TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2024, 18:41

Negociatat PS-PD, Haklaj: Kanë qëllim të rrëzojnë komisionin e Reformës Zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat PS-PD, Haklaj: Kanë qëllim të rrëzojnë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, ka folur lidhur me negociatat që po zhvillohen mes PS-së e PD-së, për të rikthyer në normalitet jetën parlamentare.

Haklaj tha se këto janë pazare që kanë për qëllim të rrëzojnë Reformën Zgjedhore.

“E gjithë beteja është për të rrëzuar komisionin e reformës zgjedhore dhe doktrinën e PD të përfaqësuar nga Basha që ka 4 pika kryesore. Këta ende nuk kanë deklaruar për çfarë ligji zgjedhor janë. Qëllimi i tyre është vula, për t’i bërë presion gjykatës së Apelit që është e detyruar të japë një vendim pas kthimit nga gjykata e Lartë”, u shpreh Haklaj.

Më tej ai foli edhe për bashkimin e grupit të Gazment Bardhin me mbështetësit e Sali Berishës duke e quajtur si një bashkim mekanik që nuk sjell vota.

Ndërsa emërimin e Bardhit si nënkryetar, Haklaj e cilësoi si veprim që bie ndesh me statutin e Kuvendit të Berishës me 11 dhjetor 2021.

“Bardhi ka qenë sekretar i përgjithshëm i PD, Ka mbledhur një numër firmash dhe ka thënë e kam shumicën e grupit parlamentar. Por me veprimin që ka bërë është ndesh me statutin, sekretari i përgjithshëm nuk mund të jetë kryetar grupi por garant i statutit. Pra ka bërë “puç statutor”. Çfarë është Bardhi? Kuvendi i 11 dhjetorit i Rithemelimit e ka shkarkuar Bardhin. Berisha nuk i ka dërguar formularët tek Bardhi, i ka shkaktuar të gjithë por jo Palokën i cili ishte zgjedhur me të njëjtin mekanizëm. Tani Berisha e ka emëruar Bardhin nënkryetar. Me cilin vendim?”, tha Haklaj në një intervistë në Report Tv.

azgan haklaj negociata

Lini një Përgjigje