TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2024, 21:45

“Kallashnikovi kushton 800 euro”, gazetari Sokolaj: Për shkak të çmimit armët nuk asgjësohen, përdoren sërish pas krimeve

Shkruar nga Pamfleti

“Kallashnikovi kushton 800 euro”, gazetari Sokolaj: Për shkak

Gazetarja Anduena Llabani ka folur për depot e armëve të zbuluara së fundmi në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Sipas saj ato i shërbejnë grupeve kriminale për tu armatosur dhe janë zbuluar nga të penduarit e drejtësisë.

“Pse funksionin depot e armëve? Funksionin për të pajisur me armë grupe kriminalë dhe individë. Si ka mundësi që dalin tani këto armë, depo? Ka të penduar. Kështu ka ardhur dhe informacioni”, tha ajo.

Ndërsa gazetari Trazhëgim Sokolaj zbuloi më shumë detaje mbi armët dhe shitjen e tyre, ku tha se çmimet nisin nga 300 euro.

“Çmimet variojnë, fillojnë me çmim 300 euro. Kallashnikovi këmbehej me 800-1000 euro, në varësi të vitit të prodhimit. Për snajperit shkonin mbi 3000 euro. Rasti i Vlorës për nga sasia dhe llojit nuk është e vogël.

Rasti i vrasjes së biznesmenit në Rrëshen, është një nga rastet që sipas të dhënave të policisë, arma nuk është hedhur, djegur, apo braktisur pasi ka një vlerë të konsiderueshme. Këta marrin masa dhe përpiqen që të mos lë gëzhoja në mënyrë që arma të mos futet në regjistër”, tha Sokolaj për ABC News.  

depo armesh trazhgim sokolaj

Lini një Përgjigje