
Nisur nga ky refuzim, Prokuroria e Elbasanit ka shtuar akoma më shumë dyshimet se Mjaçaj mund të jetë porositur për kryerjen e vrasjes, ndonëse kjo pistë është mohuar kategorikisht prej tij.
Autori i vrasjes së Arben Lleshit pasditen e së premtes në burgun e Peqinit, Sokol Mjaçaj ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, pavarësisht se këta të fundit i kanë ofruar statusin e bashkëpunëtorit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nisur nga ky refuzim, Prokuroria e Elbasanit ka shtuar akoma më shumë dyshimet se Mjaçaj mund të jetë porositur për kryerjen e vrasjes, ndonëse kjo pistë është mohuar kategorikisht prej tij.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Mjacaj ka deklaruar se vrasjen e kreu pas një sherri banal me Arben Lleshin dhe pasi mësoi nga të burgosurit e tjerë se do të izoloj në qelitë e 41-bisit shkoi për ta vrarë në qelinë ku ai qëndronte.
Mbi bazën e këtyre dyshimeve policia ka ushtruar kontroll në banesën e të vëllait të tij me qëllim sekuestrimin e ndonjë materiali të vlefshëm për hetimin, por kontrollet kanë rezultuar të pa suksesshme.
Nga ana tjetër verifikime po kryhen për armën tip pistoletë me mulli me të cilën i dënuari përjetë kreu krimin e rëndë, brenda burgut të sigurisë së lartë.
Deri tani nga hetimet e kryera dyshimet janë se arma e zjarrit me të cilën u vra Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja mund të ketë hyrë pak ditë para ngjarjes së rëndë.
Megjithatë për të vërtetuar këtë dyshim hetuesit vijojnë me verifikimin e kamerave në ambientet e brendshme të burgut.
Sakaq, mësohet se pjesë e hetimeve për këtë rast është dhe gjetja e një telefoni në qelinë e të dënuarit përjetë, Sokol Mjacaj në Qershor të këtij viti.
E dhënë kjo që po verifikohet nëse ka lidhje apo jo me ngjarjen e rëndë, për të cilën në pranga kanë përfunduar 13 zyrtarë të burgut të Peqinit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Gjithashtu vlen të theksohet se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën arrest me burg për të 13 zyrtarët e burgut të Peqinit.
Lini një Përgjigje