TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 22:35

Vrasja e Eduart Reçit, Sokolaj: Dyshohet se është përdorur pistoletë me mulli!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Eduart Reçit, Sokolaj: Dyshohet se është përdorur

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se predha e armës me të cilën është qëlluar biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi është gjetur nga policia.

I ftuar në emisionin “360 gradë” në “AbcNews”, gazetari Sokolaj u shpreh se dyshohet që është përdorur një armë me mulli, e precizionit të lartë që nuk krijon shtytje.

Kemi një mënyrë ekzekutimi të rrallë të ndodhur ndoshta vetëm dy herë të tjera në formë të përngjashme në 10 vitet e fundit. Policia ka qëndruar gjithë ditën në vendin e ngjarjes dhe vetëm pasdite ka arritur të gjejë predhën që ka goditur viktimën, është kalibër 5.6 mm.

E ka goditur në kafkë, ka pasur vështirësi për të përcaktuar shumë rrethana të ngjarjes, nga është qëlluar, mënyrën se si është realizuar ngjarja. Predha tani na tregon se është armë e precizionit të lartë që nuk krijon shtytje. Ideja është që dyshimet se është armë me mulli dhe i mban gëzhojat, por mbetet për t’u parë se janë 7-8 lloje armësh që përdorin këtë lloj gëzhoje”, tha Sokolaj.

Lini një Përgjigje