
Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për protestën e thirrur nga Berisha javën e ardhshme, tha se dy protestat e mosbindjes civile, ishin më të voglat e historisë së PD nga viti 1990.
I ftuar në emisionin ‘Frontline’, Spahiu tha se kjo pjesëmarrje e ulët tregon edhe zhgënjimin e demokratëve ndaj Berishës.
“Në një aspekt mosbindja civile i ka arritur disa qëllime, por që janë të padeklaruara. Berisha ka mundur të zërë 60-70% të hapësirës mediatike, ka mundur të spostojë rivalët e vet brenda llojit ti lërë në hije dhe të marrë protagonizmin e opozitarizmit. Ka mundur të imponohet nëpër tryeza me deputetë dhe të kthehet në qendër centrifugale që gjithë këta deputetë të zihen dhe të jenë sa më radikale që të futen në lista. Protesta më të vogla se këto dy të fundit, janë më të vogla në histori. Nuk ka se si të mos ishte zhgënjimi i vetë demokratëve”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje