TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 21:55

Bregu hedh poshtë pistën e plagosjes së Ibrahim Licit: Një person i qëlluar me kallashnikov, s’mund të qëndrojë në këmbë!

Shkruar nga Pamfleti

Bregu hedh poshtë pistën e plagosjes së Ibrahim Licit: Një

Akoma mbetet mister personi që del në video pas masakrës së Dobraçit, ndërkohë që dyshohet se pikërisht ky person është Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit.

Gazetari Sokol Bregu, hedh dyshime në emisionin “Të paekspozuarit”, se personi i plagosur mund të jetë pikërisht Ibrahim Lici, pasi sipas tij, një person me plagë nga kallashnikov, nuk mund të qëndrojë në këmbë.

E vetmja dilemë që kam nëse është Ibrahim Lici, gjë që mendohet se ka qenë. Por si mundet një personash i tillë të plagoset e të jesh në këmbë në këtë farë forme, nuk e besoj,

Sa i përket policës mendoj se ishin të detyruar në atë moment, se të arrestosh ë atë moment Ibrahim Licitn në momentin që i kanë vrarë të vëllain, në momentin që është plagosur, që është në atë situatë, atë moment asnjë polic lokal nuk do ta merrte përsipër të bënte një gjë të tillë”, tha Bregu.

Lini një Përgjigje