TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 22:04

Drejtorët e rinj të Policisë, Lala: Konkurset fasadë duhet të marrin fund, emrat ishin të paracaktuar!

Shkruar nga Pamfleti

Drejtorët e rinj të Policisë, Lala: Konkurset fasadë duhet

Pas disa javësh konkurrimi, 12 drejtoritë e qarqeve të Policisë së Shtetit kanë këtë të enjte drejtuesit e rinj të cilët u prezantuan nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në një ceremoni të organizuar në ministri.

Gazetarja investigative Klodiana Lala, në emisionin “Të paekspozuarit”, thotë se kemi të bëjmë me konkurse fasadë, pasi sipas saj, ata kishin vendosur për emrat gjegjës.

Ajo veçoi si të parin me pikë të plota Vilson Balën, që duhet ti takonte Tirana, e jo ta çonin në Komisariatin e Durrësit.

“Emri Elton Alushi, ishte surprizë për Drejtorinë e Tiranës, ka qene shef Komisariati në Krujë, dhe iu akuzua nga PD. Nuk dua të hyj në diskutim emrash, se nuk dua të paragjykojë emrat, problemi është se ajo që mua më shqetëson, ai konkursi fasadë ose propaganda që u bë më konkursin.

Sepse këto emra nesër ne mund ti kemi të penalizuar në kuadër të hetimeve që po bëhen, por pa paragjykuar emrat, se nuk e dimë se çfarë rezultate do japin.

Por, kjo historia e konkurseve fasadë duhet të marrë fund, më mirë ti emërojnë dhe mos të an lodhin me këto historinë, jo bëmë konkurs dhe i renditëm. Se bërë konkurs dhe doli i pari Vilson Bala, sipas ligjit, duhet të merrte Tiranë, pse duhet të shkonte ne Durrës, se edhe kjo nuk qëndronte si logjik, pra këta e kishin vendosur se kush do të ishin emrat”, tha ai.

Lini një Përgjigje