TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2025, 13:49

Vlora simbol i një shteti të lidhur me krimin: Drejtësia, noterët dhe ASHK në shërbim të grabitjes së pronave

Shkruar nga Pamfleti

 Vlora simbol i një shteti të lidhur me krimin: Drejtësia,

Noterët, gjyqtarët dhe zyrtarët e ASHK-së bashkëpunojnë për grabitjen e pronave; drejtësia hesht, ligji mbrojt hajdutët dhe qytetari i ndershëm mbetet pa mbrojtje...

Vlora është kthyer në simbolin më të qartë të një realiteti ku shteti nuk mbron qytetarin, por i shërben krimit. Kur drejtësia, noterët dhe institucionet publike bashkëpunojnë me individë të korruptuar për të vjedhur prona dhe për të manipuluar ligjin, qytetari i ndershëm mbetet i pafuqishëm, ndërsa hajdutët dhe mashtruesit mbeten të paprekshëm. Ky qytet tregon se korrupsioni nuk është rastësor, por pjesë e një rrjeti të organizuar që e lidh shtetin ngushtë me krimin.

Rasti i shtetasit Mentor Mustafaraj është shembulli më i qartë se si një individ me precedent penal mund të grabisë pronën e tjetrit, të regjistrohet si pronar në hipotekë dhe shteti jo vetëm që nuk e ndalon, por e mbron. Gjykata e Vlorës, me vendim penal të formës së prerë të datës 03.03.2025, ka konstatuar paligjshmëritë e rënda të noterit Nefail Islamaj dhe punonjësve të ASHK Vlorë, duke provuar se këto institucione kanë bashkëpunuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për t’i dhënë Mentor Mustafarajt një pronë që nuk i takon. Ky është thelbi i problemit: shteti shqiptar nuk është viktimë e krimit, por bashkëpunëtor i tij.

Noteri publik, që duhet të ishte garant i ligjit, është kthyer në garant të mashtrimit. Nefail Islamaj ka përpiluar aktmarrëveshje me të dhëna të falsifikuara për pronarët dhe pasuritë, duke lejuar një përfaqësues pa asnjë prokurë, siç ishte Mentor Mustafaraj, të lidhte kontrata që ligjërisht janë të pavlefshme. Me këto veprime, noteri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke dëmtuar të drejtat e pronarëve ligjorë, në këtë rast të shtetases Orjeta Opingari. Por edhe pse gjykata ka vërtetuar shkeljet, sistemi i drejtësisë hesht. Në çdo vend normal, një noter i tillë do të ishte përjashtuar menjëherë nga profesioni dhe do të ndiqej penalisht. Në Shqipëri ai vazhdon i qetë, sepse është pjesë e një zinxhiri që e mbron.

ASHK Vlorë, që duhet të ishte institucioni i transparencës dhe ligjshmërisë në regjistrimin e pronave, është kthyer në një zyrë ku legalizohen vjedhjet. Punonjës të saj kanë regjistruar emrin e Mentor Mustafarajt si bashkëpronar në pasurinë nr. 36/132, ZK 8602, duke anashkaluar çdo dokument zyrtar dhe në kundërshtim të plotë me ligjin. Me këto veprime ata kanë kryer të njëjtën vepër penale të shpërdorimit të detyrës, por asnjë prej tyre nuk është ndëshkuar. Kjo tregon se korrupsioni në ASHK nuk është rastësor, por sistematik. Nuk kemi të bëjmë me pakujdesi administrative, por me bashkëpunim të qëllimshëm midis noterëve, punonjësve të shtetit dhe personave me lidhje politike e financiare.

Shteti shqiptar ka ndërtuar një sistem ku drejtësia, në vend që të mbrojë qytetarin, mbulon krimin. Nëse një qytetar i zakonshëm do të kishte guxuar të falsifikonte një dokument, do të përfundonte menjëherë në burg. Por kur një person me lidhje politike apo financiare bën të njëjtën gjë, i hapen dyert e institucioneve. Drejtësia vepron me selektivitet: e fortë ndaj të dobëtëve, dhe e nënshtruar ndaj atyre që kanë pushtet.

Mentor Mustafaraj nuk është një rast i izoluar, por produkt i një shteti që funksionon në aleancë me krimin. Ai ka qenë më parë i dënuar për kërcënim ndaj kryetarit të Gjykatës së Vlorës në vitin 2012, dhe megjithatë vazhdon të manipulojë sistemin, të regjistrojë prona të vjedhura dhe të sfidojë çdo vendim gjyqësor. Ai është simboli i pandëshkueshmërisë që ka shkatërruar besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Ky rast nuk është vetëm një histori grabitjeje prone. Është dëshmi e qartë se në Shqipëri drejtësia, noterët dhe administrata shtetërore janë kthyer në shërbëtorë të krimit ekonomik. Çdo vendim gjykate që nuk zbatohet, çdo noter që nuk ndëshkohet dhe çdo zyrtar që nuk shkarkohet, e bën shtetin bashkëfajtor. Heshtja e institucioneve është miratim për krimin.

Derisa shteti të shkëputet realisht nga korrupsioni dhe rrjetet kriminale që vjedhin pronat e qytetarëve, nuk ka drejtësi, nuk ka rend dhe nuk ka shtet. Vlora sot është pasqyra më e qartë e këtij realiteti, një qytet ku ligji është bërë mjet në duart e të korruptuarve dhe prona është kthyer në plaçkë për ata që kanë miq në sistem.

Ky nuk është më një problem lokal; është dështimi i plotë i shtetit shqiptar për t’u shkëputur nga krimi. Kur drejtësia, noterët dhe institucionet publike funksionojnë si bashkëpunëtorë të grabitjes së pronave, qytetari i ndershëm nuk ka mbrojtje, ndërsa hajdutët mbeten të paprekshëm. Vlora sot është pasqyra më e qartë e këtij realiteti: ligji nuk mbron qytetarin, por shërben për të mbuluar korrupsionin dhe kriminalitetin./Pamfleti

vlora simboli i një shteti të lidhur me krimin ashk drejtësia

5 Komente

  1. f
    flamurtari

    ....ktu ne vlore eshte jo te vesh duart ne koke po te shkulesh leshte e kokes.....populli i shkter e di cheq!!!

    1. J
      JesuisGoshe

      Alaudin Malaj grabites dhe hajdute bashke me Bruna Mersini do vene ne te semes se shpejti

    2. N
      Noc Rroçku..

      Vlora Vlora !!!! O lum e përrua !!! Për 13 vjet u ndryshuan 18 drejtor kadastre nga tan kadavra... Secili fallsifikonte merrte pjesën dhe gradohej diku tjetër.....për të vazhduar më tej.. me vjedhje e fallsifikime...

      1. T
        Toniu Hicgjeja

        Keta vloraket me fytyra me te erreta se Shqiptaret i ka sjelle deti me shumoice ne kohe te lashta e si duket vetem hajduterine e grabitjen kane pasur zeje. Perderisa thone, koke lashe e koke mora varu teneqet.

        Lini një Përgjigje