TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2025, 12:13

Armani, Diesel, Boss dhe Calvin Klein, bllokohen mallra të falsifikuara në Portin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Armani, Diesel, Boss dhe Calvin Klein, bllokohen mallra të falsifikuara
Bllokohen mallra të falsifikuara në Portin e Durrësit

Janë bllokuar disa mallra të dyshuara si të falsifikuara në Portin e Durrësit.

Gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.

Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar.

 

Lini një Përgjigje