TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Janar 2025, 09:32

Viti i Ri fillon me binjakë, kush janë bebet e para të 2025-ës

Shkruar nga Pamfleti

Viti i Ri fillon me binjakë, kush janë bebet e para të

Bebet lindën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” sapo ora shënoi 00:00.

Binjakët Ares dhe Rajd janë bebet e para për vitin 2025.

Me hyrjen e Vitit të Ri, erdhën në jetë edhe dy foshnje, djem binjakë. Bebet lindën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” sapo ora shënoi 00:00.

Lajmin e ka shpërndarë edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Çfarë viti filloi. Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë. Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00”, shkruan Rama.

viti i ri binjake 2025

Lini një Përgjigje