
Viti i ri 2025 tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Qytetet në të gjithë vendin u përfshinë nga atmosfera festive, ndërsa qytetarët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve.
Nata e ndërrimit të viteve, mblodhi në tryezë familjarë e miq, të cilët sëbashku shijuan gatimet tradicionale e trokitën gotat për shëndet e mbarësi. Festa kulmoi në orën 00:00 me spektaklin e fishekzjarreve në kryeqytet të organizuar nga Bashkia Tiranë, ndërsa nuk mungoi as një koncert me artistë të njohur.
Jo vetëm në Tiranë, por edhe në sheshet kryesore të qyteteve të tjera si në Korçë, Shkodër, Durrës, Sarandë, Vlorë, Fier u ndje atmosfera festive me fishekzjarrë.
Pamfleti uron gjithë ndjekësit dhe gjithë shqiptarët gëzuar Vitin e Ri. Qoftë sa më i mbarë dhe i begatë për familjet tuaja.
Lini një Përgjigje