TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Dhjetor 2024, 10:45

Masakroi 82-vjeçarin brenda banesës, arrestohet autori i krimit makabër në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Masakroi 82-vjeçarin brenda banesës, arrestohet autori i krimit

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë e ndodhur të mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku 82 vjeçari Paulin Gina u gjet i vdekur në banesën e tij.

Policia bën me dije se të moshuarin e ka vrarë me thikë e çekiç fqinji i tij Fation Janina. Ky i fundit, 39 vjeç, ka fshehur armët e krimit dhe ka mbyllur derën e banesës së viktimës me çelës nga jashtë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 39 vjeçari ishte konsumator i alkoolit dhe i papunë, dhe ka hyrë në banesën e fqinjit për të grabitur pasi kishte dijeni se i kishin dërguar fëmijët para.

82-vjeçari ka bërë rezistencë dhe janë përleshur me njëri-tjetrin.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.    

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.  

Viktima jetonte vetëm në banesë, pasi të afërmit i kishte jashtë shtetit. Ishin këta të fundit që njoftuan policinë, pasi kishin disa orë që nuk kontaktonin dot me të moshuarin. 

 

paulin gina fation janina durrës

Lini një Përgjigje