
Lënia në gjendje të lirë e “Peshkaqenëve” të mëdhenj të politikës, të cilët luajn teatro “luftash” mes njëri-tjetrit dhe pas “perdeve” bëjnë pazare për të zgjatur vegjetimin e tyre në politikë, do të shkatërrojë përfundimisht çdo përpjekje, sado të vogël, që është bërë për të ndërtuar një vend me vlera demokratike.
Viti 2025 do të jetë vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Muajt e ardhshëm do të përcaktojnë rrugën që do të ndjekë vendi. Për herë të parë, Shqipëria ka mundësinë që me ndihmën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në prag të zgjedhjeve parlamentare, të pastrojë një herë e mirë Parlamentin nga kriminelët dhe të korruptuarit, gjithmon nëse ekziston vullneti për ta bërë një gjë të tillë.
Në 5 muajt e ardhshëm, SPAK do të ketë në dorë të ndryshojë një herë e mirë historinë e vendit, duke i dhënë fund tranzicionit mbi 30-vjeçar dhe “mbretërimit” të disa “kokave” në politikën shqiptare, që deri dje e mendonin veten të paprekshëm.
Goditja e politikanëve të korruptuar, moslejimi i futjes në listat e deputetëve të personave me të shkuar kriminale si dhe shfarosja e eksponentëve të krimit të organizuar, që hidhen në aksion gjatë fushatës elektorale për blerjen e votës, janë hapi më i madh që SPAK do të duhet të ndërmarrë në muajt e parë të vitit të ri.
Një veprim i tillë, do të sillte një rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit, ku për herë të parë, shumica e qytetarëve do të mund të votojnë pa ndikimin e bandave dhe grupeve të ndryshme që dalin për të blerë vota për llogari të partive të mëdha, por jo vetëm.
Por që të arrihet kjo, SPAK do të duhet të veprojë shpejtë dhe të godasë pa mëshirë të korruptuarit, para ardhjes së zgjedhjeve.
Megjithatë, egziston një rrezik i madh që SPAK të dehet nga “sukseset” e 2024-ës dhe të lejojë vendin të shkojë në një rrugë pa kthim pas, nga e cila rrezikohet edhe ekzistenca e tij!
Lënia në gjendje të lirë e “Peshkaqenëve” të mëdhenj të politikës, të cilët luajn teatro “luftash” mes njëri-tjetrit dhe pas “perdeve” bëjnë pazare për të zgjatur vegjetimin e tyre në politikë, do të shkatërrojë përfundimisht çdo përpjekje, sado të vogël, që është bërë për të ndërtuar një vend me vlera demokratike.
Thënë shkurt, 2025 është viti ku luhet gjithçka, ku të gjitha palët do të tentojnë gjithçka për të mbijetuar dhe shfarosur ata që i rrezikojnë. Në 2025 do të përcaktohen fatet e Shqipërisë të së ardhmes./Pamfleti
Lini një Përgjigje