
I njohur në rrethet diplomatike si oligarku që ‘ha koka drejtoreshash dhe me lidhje të forta klienteliste me Edi Ramën’, Rrok Gjoka do të ndërtojë 1 km rrugë me rreth 18 milionë euro, katër herë më shtrenjt se kostoja e ndërtimit të 1 km në vendet e Bashkimit Evropian.
Pas bitisjes së Rrugës së Arbërit, e cila duhet tenderuar nga fillimi dhe të merret në dorëzim nga SPAK-u, oligarku Rrok Gjoka ka përlarë një tjetër koncesion me vlerë 475 milionë euro, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj, me gjatësi 26.6 kilometra.
Vendimi është miratuar nga qeveria ditën e djeshme pas negociatave paraprake mes Edi Ramës, ndërmjetësve dhe Rrok Gjokës. I njohur në rrethet diplomatike si oligarku që ‘ha koka drejtoreshash dhe me lidhje të forta klienteliste me Edi Ramën’, Rrok Gjoka do të ndërtojë 1 km rrugë me rreth 18 milionë euro, katër herë më shtrenjt se kostoja e ndërtimit të 1 km në vendet e Bashkimit Evropian.
Segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra, është pjesë e Korridorit Blu, që do të lidhë Greqinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë. Vitin e kaluar, Greqia shpalli hapjen tenderit të autostradës Janinë-Kakavijë, e gjatë 70 kilometra, pjesë e Korridorit Blu, me vlerë 310 milionë euro. Sipas llogarive rezulton se një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Pra, qeveria greke ndërton 70 km rrugë me 310 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare ndërton 26.6 km rrugë 475 milionë euro. Dhe standardi i rrugëve të Greqisë nuk krahasohet me stadardin e rrugëve të Shqipërisë, ku ende nuk kanë mësuar për të lidhur rrugën me urat.
SPAK duhet të nisë hetimet që nga përllogaritja e kostos, ku dyshohet se do të përvetësohen 350 milionë euro. Në këtë koncension me hije të forta korrupsioni, Rrok Gjoka do të shërbejë si perde për të mbuluar zhvatjen e taksapaguesve shqiptarë. Dhe jo rastësisht janë gjetur Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka për të finalizuar këto afera shekullore korruptive. Të dy oligarkët kanë qenë dhe janë financues të PD dhe Familjes Berisha. Nuk është rastësi që Sali Berisha hesht për koncensionet me natyrë korruptive të Bashkim Ulajt dhe Rrok Gjokës.
“Flisni për pastrim parash me rrugët, me ndërtimin e rrugëve. Rrok Gjokën e njihni? Ju të Republikës së Re mos shihni, se nuk e njihni, e kam me këta të Republikës së Vjetër. Ai është themeltar i PD. Sponsor i PD në çdo fushatë elektorale. Është përfitues i tenderëve të kryetarit aktual të PD kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ato para po pastron? Rrok Gjoka do i pastrojë paratë? Paratë e kujt, paratë e lumit që nuk iu merr juve dhe t’ju nxjerrë të larë. Paratë e pikës që s’u bie që merreni me këto lloj gjërash. Rrugën tjetër, për në drejtim të Thumanës, po e ndërton Bashkim Ulaj. Kush është Lulëzim, më shih në sy, kush është Bashkim Ulaj? Projekti 1 mld do bëhet, doni apo nuk doni ju. Puna juaj është kjo, eja këtu, bëj muhabet këtu, shih orën që s’mbaron, dil mbrapa, këta jeni ju, jeni të marrë fund. Bashkim Ulaj, njeriu që rindërtoi SHQUP-in dhe ta bëri ty gati”, tha Rama vite më parë.
Rruga e Abërit
Rruga e Abërit është sot një nga provat më flagrante të korrupsionit me paratë publike, mashtrimit, zvarritjes dhe cilësisë së dobët të punimeve. Edhe vetë kreu i SPAK Altin Dumani është llahtarisur me degradimin e rrugës, plasaritjet e asfaltit, ikjen e pjesëve anësore të rrugës ende pa përfunduar pêr shkak të cilësisë së dobët të punimeve, me gropat e krijuara dhe tunelin kryesor ende i pahapur. Kompania Gjoka ka abuzuar me shtresat dhe ngjeshjen e bazamentit të rrugës, për të fituar sa më shumë para, aferë e cila ka sjellë degradimin e rrugës ende pa përfunduar.
E parashikuar sipas kontratës koncesionare të lidhur me kompaninë Gjoka në 2018 që vepra të përfundonte plotësisht në prill të 2022, por problemet e pretenduara dhe kompleksiteti i tunelit të Murrizit kanë bërë që qeveria të shtyjë afatin disa herë, duke e çuar përfundimin e saj në vitin 2025.
17 vjet punime, dyfishohet kostoja
Premtimet për ndërtimin e Rrugës së Arbërit datojnë prej dekadash, ndërsa punimet për këtë aks kanë nisën që në kohën e qeverisë Berisha në vitin 2008. Që prej asaj kohë, mungesa e fondeve dhe një konsensusi mes palëve e ka shndërruar këtë një vepër komplekse që nuk ndalon së marrë fonde nga buxheti.
Muaj më parë, 20 milionë euro janë tenderuar për skarpatet në dy segmente të saj, Shkalla e Tujanit dhe Plani i Bardhë. Por, këto kosto nuk ngarkohen mbi koncesionarin që po ndërton rrugën, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka gjetur zgjidhjen duke hapur 4 tendera të tjerë të fituar nga kompani të tjera. Më herët, qeveria akordoi edhe një tjetër fond prej 20 milionë euro shtesë për të mbuluar defektet dhe për të përmbyllur punimet në Tunelin e Murrizit.
Koncesionari dështoi në hapjen e tunelit dhe ka ndërtuar një rrugë alternative në një zonë shumë malore e cila gjatë dimrit bllokohet si nga rrëshqitjet e tokës nga shiu ashtu dhe nga dëbora dhe akulli në ditët me ngrica. Rruga e Arbrit është kthyer në rrugën që nuk mbaron kurrë dhe që çdo vit gëlltit milionë euro nga paratë e shqiptarëve./Prapaskena
Lini një Përgjigje