Dita e parë e vitit të ri 2026 ka nisur me temperatura tejet të ulëta.
Acari i dimrit mbizotëron në çdo cep të Shqipërisë. Temperaturat në vend kanë arritur minimalisht -8 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës nuk do t’i kalojë vlerat 6 gradë.
Pavarësisht motit të kthjellët me Diell, temperaturat do të vijojnë të ftohta.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i lehtë deri mesatar, me forcë 2-3 ballë.
Lini një Përgjigje