TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Dhjetor 2025, 15:51

“Krimi nuk kurseu as fëmijët”, Klodiana Lala bën bilancin e ngjarjeve kriminale të 2025-ës!

Shkruar nga Pamfleti

“Krimi nuk kurseu as fëmijët”, Klodiana Lala bën

Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një bilanc të ngjarjeve kriminale dhe dosjeve të hetuara gjatë vitit 2025, të cilat kanë tronditur opinionin publik.

Sipas Lalës, viti 2025 u karakterizua nga disa krime të rënda, që nisën në Shkodër. Ajo veçoi si një nga ngjarjet më të rënda vrasjen e Kristian Markut, nipit të Martin Bardhit, duke theksuar se mënyra e organizimit e bënte atë veçanërisht të rëndë.

Ajo përmendi gjithashtu ngjarje të tjera të rënda kriminale gjatë vitit, mes tyre atentatin në Lundër, ku u qëllua mbi automjetin ku ndodheshin fëmijët e një biznesmeni.

Në Lundër ku u qëllua në automjetin e fëmijëve të një biznesmeni. Ngjarje ku krimi nuk kursen as të miturve. Masakra e Shkodrës gjithashtu ishte shumë rëndë”, theksoi Lala, në News24.

Gazetarja u ndal edhe te atentati në rrethrrotullimin e Rinasit, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri (Shaljani), duke e cilësuar atë si një tjetër ngjarje shumë të rëndë kriminale.

2025 ka shënjuar disa ngjarje kriminale. Nisën në Shkodër dhe vrasja e Kristian Markut, nipi i Martin Bardhit ishte më e rënda nga mënyra e organizimit. Famija Bardhi dhe ajo Reçi kishin një sagë hakmarrjeje. Gjatë vitit kemi ngjarje të tjera të rënda, ngjarja në Lundër ku u qëllua në automjetin e fëmijëve të një biznesmeni. Ngjarje ku krimi nuk kursen as të miturve. Masakra e Shkodrës gjithashtu ishte shumë rëndë.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ishte për mua edhe më e rënda sepse u prek tempulli i sistemit, drejtësia. Ajo që ishte edhe më e rëndë sipas meje është. Atentati në rrethrrotullimin e Rinasit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri (Shaljani) ishte gjithashtu shumë e rënë. Sherret e të miturve kanë qenë gjithashtu prezente gjatë 2025-ës”, tha ajo.

lala 2025

Lini një Përgjigje