TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Dhjetor 2025, 12:51

Dogana e Qafë Thanës vijon e bllokuar, shkak përmbysja e autobotit me gaz

Shkruar nga Pamfleti
Dogana e Qafë Thanës vijon e bllokuar, shkak përmbysja e
Dogana e Qafë Thanës

Dogana e Qafë Thanës nuk ka funksionuar as në orët e paradites së kësaj të mërkure, që prej ditës së martë, për shkak të një aksidenti në afërsi të pikës kufitare ku është përmbysur një autobot me gaz.

Dogana e Qafë Thanës vijon e bllokuar, shkak përmbysja e

Autoritetet maqedonase ende nuk kanë lejuar udhëtarët të kalojnë përmes kësaj dogane, një pikë kyçe që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut ndërsa për pasojë, janë krijuar radhë dhe pritje të gjata në pikat e tjera kufitare, përkatësisht në Goricë dhe Tushemisht, raporton 'Euronews Albania'.

“Paraditen e së martës, u njoftuam nga policia e Maqedonisë së Veriut se në aksin rrugor ‘Strugë-Qafë Thanë’, rreth 3 km nga dogana maqedonase, një autobot me gaz ka bllokuar rrugën si pasojë e aksidentit,” njofton policia.

dogana e qafë thanës e bllokuar përmbysja e autobotit me gaz

Lini një Përgjigje