TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Dhjetor 2025, 16:07

Ambasada e SHBA në Tiranë uron shqiptarët për Vitin e Ri: Miqësia SHBA–Shqipëri vazhdon

Shkruar nga Pamfleti

Ambasada e SHBA në Tiranë uron shqiptarët për Vitin e Ri:

Ambasada e Amerikane në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.

ambasada amerikane tiranë urim

1 Komente

  1. A
    Astrit Dalipi

    Miku i mirë nuk të lënë mbi shpinë hajdutërin

    Lini një Përgjigje