TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2023, 15:18

Vijojnë bëmat e 'Wizz Air', udhëtarët të braktisur prej dy ditësh në Bari

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë bëmat e 'Wizz Air', udhëtarët të

Nuk kanë fund skandalet e kompanisë 'Wizz Air'. Përveç vonesave dhe ndryshimet të destinacioneve, kompania tani ka filluar të braktisë dhe udhëtarët.

Një qytetar për mediat tregon se presin prej dy ditësh në aeroportin e Barit me të moshuar dhe fëmijë dhe avioni i 'Wizzair', nuk niset pasi ka defekt.

Nga kompania 'Ëizz Air', deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

As nuk na nisin një tjetër avion e as nuk po rregullohet ky që thonë se ka pësuar defekt. Duhet të ishim nisur dje në orën 18:20 dhe akoma nuk e dimë kur dhe nëse do të nisemi.

Ndërkohë ka shumë njerëz që presin ndër të cilët të moshuar e fëmijë. Ju lutem bëjeni publik problemin tonë, pasi orët kalojnë dhe ende nuk ka një zgjidhje për ne”, shkruan një qytetar.

wizz air

Lini një Përgjigje