TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2023, 12:30

"Po ç’jeni ju kështu?", Silva Bino u nxjerr inatin gazetarëve pas daljes nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
"Po ç’jeni ju kështu?", Silva Bino u nxjerr inatin
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është paraqitur këtë të martë në SPAK, ndërsa nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, pasi ka përfunduar dëshminë për rreth një orë.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, pasi ka dalë nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, e pyetur nga gazetarët për arsyet e kësaj vizite, Bino nuk preferoi të komentonte për mediat.

"Isha për një punë tjetër, po ç’jeni ju kështu, nuk jam pytur për asgjë’, u shpreh Bino.

Bino e kontaktuar nga Top Channel insistoi se kishte shkuar në SPAK për çështje personale dhe ishte paraqitur me dëshirën e saj.

Mësohet se ajo është thirrur për të dëshmuar në lidhje me hetimet për një tender pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa nuk dihet nëse është rasti i arrestimit të dy zyrtareve.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka qenë në qendër të diskutimeve ditët e fundit, pas arrestimit të sekretares së përgjithshme Joana Duro dhe zyrtares tjetër Laura Shteto, ndërsa ende nuk dihet nëse dëshmia e saj në SPAK ka lidhje me këtë ngjarje.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi t’i lejë në burg dy zyrtaret. Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani. Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga një tjetër nëpunëse e shtetit, e identifikuar si Laureta Sheto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.

SPAK thekson se janë paratë përfitim i parregullt, janë sekuestruar në vazhdimësinë e operacionit, në zyrat e sekretares së përgjithshme, që gjenden në Ministrinë e Shëndetësisë.

Megjithatë, rezulton se Ministria e Shëndetësisë si autoriteti kontraktues që është denoncuar disa herë në SPAK për tenderat, hapi garën në 10 maj dhe e mbylli në datën 22 me objekt kontratë shërbimi. Fituesi, që është një kompani e themeluar në vitin 2015, dyshohet se u favorizua. Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

 

silva bino spak

Lini një Përgjigje