
Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi ka folur në lidhje me aksidentet rrugore, të cilat më së shumti regjistrohen në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
I ftuar në Euronews Albania, Luzi theksoi se ka dyshime që karrotrecët hedhin vaj në rrugë, e për pasojë ndodhin aksidente. Eksperti bëri thirrje që të identifikohen nga policia këto persona dhe të dërgohen para drejtësisë.
“Si mundet që një karrotrec të hedh vaj. Dyshimet kanë dalë që në Qafë thanë, bëhen veprime të tilla dhe kanë dalë makinat nga rruga. Policia mund të mbledh me shumë shpejtësi dhe ti vërë para drejtësisë persona të caktuar. Vaji nxjerr jashtë funksionit sistemin e frenimit dhe të drejtimit. Mjeti bëhet i pakontrollueshëm nga shoferi. Makina valëzon në akull. Ulet koeficienti i fërkimit”, tha ai.
Ekspert i sigurisë rrugore tha gjithashtu se hedhja e vajit në rrugë me qëllim nga individë të ndryshëm është e barabartë më një akt terrorrist pasi personi që e hedh nuk mendon pasojat tragjike që veprimi i tij mund të sjellë.
Luzi tha se këto raste nuk duhen trajtuar si aksidente rrugore, pasi është një skandal i madh dhe duhet denoncuar edhe nga qytetarët.
“Nuk mund të themi se hedhja e vajit është aksident, hedhja e vajit është një veprim i qëllimshëm e sipas meje është i barabartë me vendosjen e një bombe, është një kat terrorist. Pasi ti ku hedh vajin, nuk e di se kush do kalojë aty, do kalojë një autobusë, një veturë, një fugon me pasagjerë të shumtë.
Kjo nuk duhet trajtuar si nja aksident, është një skandal i madh që po ndodh në Shqipëri, në raste të tilla kalimtarët duhet të njoftojnë policinë e shtetit”, tha Arben Luzi.
Lini një Përgjigje