TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2023, 21:59

Aksioni i SPAK, Saimir Vishaj i tregon vendin Manastirliut: Përgjegjësia është e jotja, sekretaren e zgjodhe ti

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i SPAK, Saimir Vishaj i tregon vendin Manastirliut:

Avokati Saimir Vishaj ka dalë kundër ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke thënë se çështja e ish sekretares së MSH nuk është vetëm përgjegjësi individuale.

I ftuar në Top Story, Vishaj ka hedhur akuza ndaj Manastirliut ku theksoi se sekretarja e ministrisë është rekrutuar dhe nuk është zgjedhur si pasojë e meritës së saj.

“Një ministre del përpara dhe thotë përgjegjësi individuale, jo moj shoqe sepse këtu përgjegjësia nuk është individuale, kjo është përgjegjësi e rekrutuesit. Kjo sekretare nuk vajti si pasojë e meritës e saj, ti e rekrutove përgjegjësia këtu fillon që nga rekrutimi. Madje me aq sa kam unë informacion është dënuar nga KQZ- sepse ka marrë pjesë në zgjedhje duke sponsorizuar. Paratë ne themi 300 mijë lek, po janë 3 milion lekë të të vjetra”, tha Vishaj.

Avokati kritikoi gjithashtu kreun e SPAK, Altin Dumanin pasi sipas tij nga institucioni rrodhën informacione.

“Drejtuesi i SPAK-ut që është zoti Dumani, aty ku kishim rrjedhje të informacioneve, në këto lloj korrupsioni SPAK-u doli zbuluar. Ti ke njoftuar kryeministrin. Rrjedhja e informacionit që ky subjekt duhet ta kishte mbajtur sekret nuk ka pse ti thojë kryeministrit”, u shpreh avokati.

Ndërkohë Vishaj komplimentoi SPAKU-n për rastin e tij të parë që kanë arrestuar një zyrtar.

“Jo gjithmonë duhet sharë SPAK-u. Është hera e parë e një zyrtari që i vendosin pranga për punën që bën apo për korrupsion. Kjo është hera e parë dhe duhet përgëzuar”, tha Vishaj.

spak saimir vishaj manastirliu

Lini një Përgjigje