TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2023, 10:04

Silva Bino thirret në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Silva Bino thirret në SPAK
Silva Bino

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së është paraqitur këtë të martë në SPAK.

Bino do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Antikorrupsionit, në cilësinë e drejtoreshës së ISHP-së në periudhën e pandemisë.

Deri më tani nuk dihen detajet se për çfarë do të merret në pyetje specialistja.

Ndërkohë ju kujtojmë që ditën e shtunë u arrestua Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender.

Në pranga bashkë me Joana Duron ka rënë edhe Laura Shteto, me detyrë specialiste.

silva bino spak

Lini një Përgjigje