TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2023, 09:12

Bllokohen 5 varka artizanale në liqenin e Komanit, gjobiten drejtuesit

Shkruar nga Pamfleti

Bllokohen 5 varka artizanale në liqenin e Komanit, gjobiten drejtuesit

Policia e Shtetit ka bllokuar 5 varka artizanale në liqenin e Komanit dhe ka gjobitur drejtuesit.

Kjo thotë Policia është bërë për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së turistëve dhe vizitorëve që frekuentojnë liqenin e Komanit.

"Bllokohen 5 varka artizanale dhe ndëshkohet me masë administrative nga 10 000 lekë të rinj, secili nga drejtuesit e tyre.

Bllokohet dhe një traget, si dhe procedohet penalisht pronari i tij.

Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave të hartuar me qëllim kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe argëtuese, në liqenin e Komanit, për mënyrën e përdorimit dhe për pajisjen e tyre me dokumentacion të plotë, nisur dhe nga informacionet e siguruara se në liqen kishte mjete lundruese të pasigurta, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor për sigurinë e turistëve dhe vizitorëve të liqenit, të koduar “Komani”.

Si rezultat u bllokuan 5 mjete lundruese varka të ndërtuara në mënyrë artizanale dhe u ndëshkuan drejtuesit e tyre, me masë administrative, me nga 10 000 lekë të rinj secili.

Gjithashtu, u bë bllokimi i një mjeti lundrues traget në pronësi të shtetasit Gj. G., pasi gjatë verifikimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kalatën e liqenit të Komanit, është konstatuar se ky traget ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Gj. G., 53 vjeç, banues në Shtoj i Ri, Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Operacioni “Komani”, për kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe argëtuese, për sigurinë e turistëve dhe vizitorëve në liqenin e Komanit, vijon.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë operatorët turistikë, poseduesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese, turistike dhe argëtuese, që të pajisjen me dokumentacionin e plotë tatimor për ushtrimin e kësaj veprimtarie tregtare, si dhe që të pajisen me dëshminë e aftësisë (leje guidimi), me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së pushuesve dhe vizitorëve.", njofton Policia.

bllokohen 5 varka artizanale në liqenin e komanit

Lini një Përgjigje