Pak ditë më parë u raportua një rast i ndodhur në Bulqizë, ku Lulzim Lleshi, vëllai i të cilit është vrarë në 2018 dhe trupi i të cilit u gjet në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, 9 muaj pasi ishte zhdukur pa lënë gjurmë, u shpreh se dy personat e arrestuar si autorë, u kishin marrë edhe gratë.
Sot një skandal tjetër doli në pah, ku një 12-vjeçare, vajza e viktimës, ka denoncuar njerkun e saj Klodian Kruca, një nga të arrestuarit si autor, për ngacmim seksual, gjë që sipas saj vijonte prej 2 vitesh.
Në një reagim për News24, Lulzim Lleshi deklaron se një gjë e tillë ka ndodhur edhe me vajzat e tij.
“Mirë që vëllain ma vranë në një tunel në afërsi të fshatit Zogjaj por na morën dhe dy bashkëshortet, por po abuzojnë dhe me fëmijët e mitur që janë gjaku jonë. Edhe dy vajzat e mia, njëra 15 dhe tjetra 13 vjeç në fund të gushtit të 2025 janë larguar nga Gjirokastra dhe kanë ardhur tek unë. Më kanë thënë se nuk shkojnë më atje sepse i ngacmonte seksualisht partneri i nënës. Drejtesia t’i dënojë me burg të përjetshëm ose do të bëj vetëgjyqësi. Mire që bashkëshortet na i morën por po na ngacmojnë dhe dy vajzat e mia dhe vajzën e vëllait”, tha Lulzim Lleshi në një lidhje telefonike për News24.
Ndërsa Policia e Gjirokastrës është duke kryer veprimet për ngjarjen e rëndë, bëhet e ditur se Klement Kursa ka qenë i arrestuar pesë ditë më parë në një aksion blic nga Policia e Dibrës dhe ajo e Gjirokastrës, pasi ai, së bashku me vëllain e tij binjak, dyshohet se janë autorë të një vrasjeje të ndodhur në Dibër në vitin 2018.
Në aksionin policor të Gjirokastrës dhe Dibrës më 18 janar, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e binjakëve dibranë në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.
Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë Klement Kursën një javë më parë në seancën e vlerësimit të masës së arrestit, ndërsa sot ai është arrestuar sërish për dyshime për ngacmim seksual ndaj vajzës së mitur, bijë e bashkëjetueses së tij gjirokastrite.
Klement Kursa dhe vëllai i tij binjak dyshohet se janë larguar nga Dibra për shkak gjaku dhe janë strehuar në Gjirokastër.
Lini një Përgjigje