TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2026, 08:20

Ftesa nga SHBA, gjenerali shqiptar: Tony Blair ka lobuar te Donald Trump për Ramën personalisht

Shkruar nga Pamfleti
Ftesa nga SHBA, gjenerali shqiptar: Tony Blair ka lobuar te Donald Trump
Tony Blair

Gjeneral Dedë Prenga ka hedhur dritë mbi prapaskenat e lobimit ndërkombëtar në favor të kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ish-kryeministri britanik Tony Blair ka ndikuar drejtpërdrejt në lobimin personal pranë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Bordin e Paqes.

Prenga u shpreh se mungesa e kryeministrit Rama në forumin e Davosit nuk mund të konsiderohet zgjuarsi, duke theksuar rëndësinë që Shqipëria të jetë e pranishme në tryezat ndërkombëtare.

“A humbi Rama duke mos qenë në Davos? Nuk do ta quaja zgjuarsi. Unë vij në pikën e kontaktit, se Shqipëria, po ashtu si të gjitha vendet që u është dërguar ftesa, ka nevojë të bëhet pjesë e Bordit të Paqes. Të gjithë kanë rolin për të qenë aty.”

Duke folur për çështjen e lobimit, Prenga sqaroi se nuk bëhet fjalë për lobim në interes të Shqipërisë si shtet, por për një lobim personal.

“Sa i përket lobimit, jo për Shqipërinë, sepse për Shqipërinë nuk është bërë lobim.”, tha ai i ftuar në emisionin “Terminal”, 

Sipas tij, ndikimi i Tony Blair është i padiskutueshëm, për shkak të marrëdhënieve që ai ka në nivel ndërkombëtar.

“Kam bindjen që, nga marrëdhëniet që kanë, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair ka ndikuar padiskutim në këtë lobim personal. Ai paguhet për këtë, pasi lobon dhe kjo është normale në çdo vend të botës.”

ftesa nga shba gjenreali shqiptar tony blair ka lobuar te donald trump rama-blair

Lini një Përgjigje