TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2026, 19:48

Pse Rama shmangu fotot me "vëlla" Aleksin në Samitin e Davosit?

Shkruar nga Pamfleti
Pse Rama shmangu fotot me "vëlla" Aleksin në Samitin e
Alex Soros dhe Edi Rama

Riaktivizimi i marrëdhënieve me familjen Trump dhe hapja e një kanali të ri komunikimi me administratën amerikane duket se e ka detyruar Ramën të tregojë më shumë kujdes...

Forumi Ekonomik i Davos-it këtë vit u dominua nga zhvillime të rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike, që nga përplasjet mbi Groenlandën te kërcënimet me tarifa tregtare dhe krisja e marrëdhënieve SHBA–Europë, deri te debati për Bordin e Paqes.

Megjithatë, përtej “elefantit në dhomë”, në Davos u vunë re edhe disa sinjale më të vogla, por domethënëse. Një prej tyre ishte mungesa e një fotografie tashmë të kthyer në traditë: ajo mes kryeministrit Edi Rama dhe mikut të tij Alex Soros. Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i forumit, Soros, ndryshe nga herët e tjera, nuk ka publikuar asnjë foto me Ramën.

Mbase ftesa e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump drejtuar kryeministrit Rama për t’u bërë pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes ka ‘krisur’ miqësinë e gjatë. Kjo pasi gjatë kohës kur SHBA-ja dhe administrat Trump i kishin mbyllur çdo derë komunikimi, Rama mburrej me miqësinë që kishte me Alex Sorosin.

Sot, panorama duket se ka ndryshuar. Riaktivizimi i marrëdhënieve me familjen Trump dhe hapja e një kanali të ri komunikimi me administratën amerikane duket se e ka detyruar Ramën të tregojë më shumë kujdes. Shmangia e fotove me Alex Soros, i perceptuar si një kundërshtar i hapur i Donald Trump në SHBA, nuk është rastësi, por pjesë e një kalkulimi politik më të gjerë.

Mos publikimi i një fotografie nga Soros nuk do të thotë domosdoshmërisht se Rama dhe Alex Soros nuk janë takuar në Davos. Megjithatë, ky detaj tregon qartë përpjekjen e kryeministrit shqiptar për të luajtur në dy fronte njëkohësisht. Në kohë të trazuara, mbijetesa politike kërkon fleksibilitet maksimal dhe aftësinë për t’u përshtatur, një rol “kameleoni” që Rama e ka dëshmuar se di ta luajë mirë.

Duke shmangur ekspozimin publik me Sorosin dhe duke shfaqur gatishmëri për bashkëpunim me rrethin e Donald Trump, Rama po përpiqet të ndërtojë një rrugë sa më të sigurt komunikimi me Uashingtonin. Duke njohur natyrën impulsive dhe transaksionale të Trump-it, çdo sinjal publik ka peshë dhe çdo foto mund të interpretohet si qëndrim politik.

Në këtë kuptim, kryeministri shqiptar duket se po vepron me logjikën e minimizimit të rrezikut: nuk ia vlen të sakrifikojë një kanal të sapohapur me administratën Trump për të demonstruar një miqësi që, të paktën për momentin, mund të mbetet larg syrit publik./Pamfleti

rama soros

4 Komente

  1. E
    Emer

    Kanali i hapur i komunikimit eshte vetem ne mendjen tuaj dhe te Rames. Per fat te keq, shqiperia mund te humbase ftesen sepse emri i tij eshte ne ligjin e miratuar ne parlamenr.

    1. C
      Cakja

      Nuk ishte fare Rama ne Davos o pamflet

      1. Z
        Zhuzhu

        Luajtja ne dy fronte ( ne shqip = kurveria ) pak here u ka sjelle te mira atyre qe kane kujtuar se mund ta luajne ..... Zakonisht ka perfunduar me disfate dhe peshtyma surratit .

        1. P
          Populli

          Çfare fat muti kemi ne Shqiptaret. Edhe Enver Hoxha qe dylber, edhe na ktheu ne skllever per 45 vjet. Kot themi qe jemi popull konservator

          Lini një Përgjigje