
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme pranë zonës së Pashalimanit, në Orikum. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse nga Vlora, të cilat po operojnë të ndihmuara edhe nga mjete dhe efektivë nga Himara.
Sipas informacioneve paraprake, aktualisht nuk ka rrezik për banesat përreth. Megjithatë, era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve në terren.
Forcat e angazhuara po punojnë për ta mbajtur zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar zgjerimin e tij.
Lini një Përgjigje