
18 kilometra vijë bregdetare në qarkun e Fierit është totalisht e ndotur pas përmbytjeve të fundit që shkaktoi vërshimi i lumenjve Seman dhe Vjosë.
Në bregdetin e Darëzezës dhe Semanit janë depozituar tonelata mbetjesh urbane, kryesisht plastikë dhe materiale drusore.
Ato çfarë lumenjtë derdhën në detin Adriatik, ai i ktheu mbrapsht dhe rezultati është ky që shohim, një ndotje masive dhe një alarm serioz mjedisor.
Ndërhyrja për pastrimin e zonës ka nisur vetëm rreth 10 ditë pas përmbytjeve. Gjatë kësaj periudhe, mbetjet kanë qëndruar në breg dhe në det, duke rritur rrezikun për mjedisin dhe faunën detare.
Lini një Përgjigje