TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2026, 21:45

“Në Shqipëri vendosin ndërkombëtarët", Petraj: Tek dera e PD nuk troket askush!

Shkruar nga Pamfleti

“Në Shqipëri vendosin ndërkombëtarët",

Juristi Edmond Petraj ka ngritur alarmin për gjendjen e Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi, duke theksuar se mungesa e mbështetjes ndërkombëtare e ka futur forcën kryesore opozitare në një ngërç të thellë politik.

Ai u shpreh se edhe figura që janë larguar formalisht nga Partia Demokratike, në fakt e kanë ende shpirtin aty.

“Qoftë edhe nga ata personazhe të cilët janë larguar nga Partia Demokratike, që sot nuk gjenden në atë seli, por shpirtin e kanë lënë atje”, tha Petraj.

Sipas tij, PD sot do të kishte nevojë për shumë prej emrave që janë larguar ndër vite, por situata aktuale nuk ofron asnjë rrugëdalje të qartë.

“Njoh shumë personazhe që janë larguar nga PD, por sot kjo parti do t’i kishte shtesë. Unë nuk shoh zgjidhje”, shtoi juristi.

Petraj theksoi se marrëdhënia më jetike për një forcë politike opozitare është ajo me faktorët ndërkombëtarë, një mbështetje që sipas tij sot mungon plotësisht.

“Marrëdhënia kryesore e një force politike opozitare sot është mbështetja ndërkombëtare. Në Shqipëri vendosin ndërkombëtarët”, përfundoi për “A2 CNN”.

1 Komente

  1. G
    Guri Koshtanaku .

    Je i saktë z.E.Petraj dhe të përgëzoi na ana Juridike .

    Lini një Përgjigje