
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit.
Në periudha afatshkurtra këto reshje parashikohen në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës, reshje shiu të dobëta dhe lokale do të ketë kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi i forcës në det parashikohet 2-3 ballë.
Vlerat e temperaturave do të jenë disa gradë mbi zero në të gjithë territorin e vendit.


Lini një Përgjigje