TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2026, 11:39

21 Janari, depozitohet në SPAK audio-përgjimi origjinal; kush e dha urdhërin “gjakos, gjakos”

Shkruar nga Pamfleti
21 Janari, depozitohet në SPAK audio-përgjimi origjinal; kush e dha
Gazetari Artan Hoxha dhe pamje nga 21 janari 2011

Gazetari Artan Hoxha ka depozituar në SPAK një material që mund të hedhë më shumë dritë mbi atë që njihet si krimi shtetëror për 21 janarin 2011.

Hoxha ka depozituar një audio-përgjim original, ndërsa SPAK prej disa muajsh ka nisur hetimet për zbardhjen e një prej ngjarjeve më të rënda të dy dekadave të fundit, ku gjatë një demonstrate të opozitës (PS), e cila precipitoi në akte dhune, mbetën të vrarë 4 protestues.

Tashmë I takon SPAK për të vendosur mbi autenticitetin e audios dhe më pas për të kaluar në procedurat e tjera që mund t’I shërbejnë hetimit.

Pak muaj më parë, në një prej daljeve televizive, gazetari Hoxha duke dhënë detaje mbi regjistrimin, tha se urdhri që u dha për të kryer vrasjet ishte ‘gjakos, gjakos’, ndërsa shtoi se për 8 sekonda u kryen katër vrasjet e protestuesve.

Basha del tek kodet e radiove. Është një kod për flitet për të. Kam identifikuar kodet me radhë, janë disa luanë, diamanti, 77, korabi, 220… ata që e kanë pasur e dinë për kë e kam fjalën unë. Vrasjet janë bërë me urdhër. Si është bërë regjistrimi? Nuk është bërë duke përgjuar njësinë qendrore, por duke përgjuar komandantin e Gardës.

Ai është regjistruar dhe janë komunikimet e komandantit me zinxhirin komandues. Kur vijnë të shtënat,  për 8 sekonda janë kryer vrasjet. Nga momenti që është dhënë urdhri ‘gjakos, gjakos’, ky është urdhri. Urdhri tjetër ka qenë ‘ndaloni zjarrin’, ka zgjatur vetëm 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë”, sqaroi Hoxha pak muaj më parë.

spak 21 janari audio

Lini një Përgjigje