TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2026, 12:17

Nën akuzë nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për dy efektivët dhe shefin e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Nën akuzë nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre,
SPAK

Daniel Liskendaj dhe Afrim Ferraj do të vijojnë të mbeten në arrest shtëpie, ndërsa për Artur Jancaj është ndryshuar masa, duke e lënë në detyrim paraqitje.

Në shtator të vitit 2025, 3 efektivët morën nga një person 270 000 lekë, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Hetimet, të cilat kanë zgjatur disa muaj dhe janë drejtuar nga SPAK, kanë rezultuar me mbledhjen e provave ligjore që dokumentohet implikimi i punonjësve të policisë në aktivitete korruptive dhe shpërdorim të detyrës. Vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje