Nën drejtimin e SPAK dhe BKH-së, pak ditë më parë, u zhvillua në Tiranë një operacion me qëllim arrestimin e administratorëve dhe pronarëve të një call center-i, që dyshohet se ka mashtruar me qindra shtetas europianë për të investuar në bursa.
Operacioni u finalizua me arrestimin e disa personave dhe shpalljen në kërkim të disa të tjerëve, ndërsa u ngritën dyshime mbi dekonspirimin e tij.
Emisioni investigative “Le Iene” në Mediasete që ka publikuar pamjet nga operacioni, të cilin e asistuan edhe autoritetet italiane, nga ku nisën edhe hetimet që çuan në zbulimin e qendrave ku operonte call center.
“Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë”, dëgjohen teksa bëhen arrestimet e punonjësve të këtij call-centre, të cilët janë shoqëruar në polici me pranga në duar.
Organizata dyshohet se fitonte midis 20 dhe 30 milionë euro në muaj përmes qendrave të koordinuara të thirrjeve në Evropë dhe me seli në Shqipëri.
Masat e GJKKO
Hysen Xhepexhiu- arrest me burg
Klaudio Kaçupi – arrest me burg
Remir Gjoligaj- arrest me burg
Endri Gjata- arrest me burg
David Qerimi- arrest me burg
Elis Merkaj- arreat me burg
Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë
Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë
Lini një Përgjigje