
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili prej 1 jave është I arrestuar me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, përmes një postimi në rrjet shprehet se puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet.
Veliaj ka publikuar foto nga kantieri i ndërtimit në shkollën e re ‘Edith Durham” që është e 48 godinë arsimore (9 vjeçare dhe gjimnaz) që ndërtohet.
“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!
Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët.
Forca!”, shkruan Veliaj.
Lini një Përgjigje