
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga policia sekuestrimin e kamerave të sigurisë në klinikë dhe zonën përreth, në Spitalin e Zemrës të mjekut Roland Xhaxho, për të kuptuar nëse 3-vjeçari Brian Spahia ka dalë nga aty në krah dhe pa ndjenja siç pretendojnë familjarët, apo në gjendje të ndërgjegjshme siç pretendon mjeku Xhaxho.
Ndërkohë, mjeku Xhaxho pretendon se nuk ka kamera në ambientet brendshme, por kjo pritet të verifikohet nga policia.
Klinika ka një kamer në ambientet e jashtme, gjithashtu edhe një tjetër kamer e një godine që mund të ketë regjistruar pamje kur familjarët kanë dalë nga klinika me 3-vjeçarin.
Kujtojmë se, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas ngjarjes së rëndë, ku 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare private.
Pas referimit të bërë nga Policia, Prokuroria ka sekuestruar kartelat klinike në QSUT por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja. Me hetimin e rastit po merret prokurorja Alma Felaj.
Vetëm mjeku anestezist Roland Xhaxho i cili ka asistuar fëmijën 3 vjeç që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë ka reaguar për herë të parë pas njoftimit në media për ngjarjen tragjike.
Sipas tij, arsyeja pse të gjithë dhëmbët e fëmijës janë kuruar brenda një seance është sepse fëmija kishte lindur me probleme në zemër, gjë për të cilën është operuar dhe dy vite më parë, siç thotë mjeku dhe në këtë rast duke qenë se dhëmbët kishin infeksion duheshin trajtuar sa më shpejt në mënyrë që infeksioni të mos shkonte në zemër, duke qenë se i mituri e kishte problematike.
Në deklaratën e tij thuhet se fëmija ka dalë zgjuar nga klinika, në krahët e të atit dhe duke kërkuar vëllain e vogël.
Lini një Përgjigje