TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2023, 09:19

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit, babai i 3-vjeçarit: Mjeku po gënjen, djali doli në gjendje të rëndë!

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit, babai i
Mjeku anestezist Roland Xhaxho

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas ngjarjes së rëndë, ku 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare private.

Pas referimit të bërë nga Policia, Prokuroria ka sekuestruar kartelat klinike në QSUT por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja.

Me hetimin e rastit po merret prokurorja Alma Felaj.

Vetëm mjeku anestezist Roland Xhaxho i cili ka asistuar fëmijën 3 vjeç që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë ka reaguar për herë të parë pas njoftimit në media për ngjarjen tragjike.

Sipas tij arsyeja pse të gjithë dhëmbët e fëmijës janë kuruar brenda një seance është sepse fëmija kishte lindur me probleme në zemër, gjë për të cilën është operuar dhe dy vite më parë, siç thotë mjeku dhe në këtë rast duke qenë se dhëmbët kishin infeksion duheshin trajtuar sa më shpejt në mënyrë që infeksioni të mos shkonte në zemër, duke qenë se i mituri e kishte problematike.

Në deklaratën e tij thuhet se fëmija ka dalë zgjuar nga klinika, në krahët e të atit dhe duke kërkuar vëllain e vogël.

“Mesa duke gjendja është komplikuar në ambiente e shtëpisë dhe më pas është dërguar në ambientet e QSUT nga prindërit. Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm në 24 orët e para, por më pas fatkeqësisht është rënduar, pavarësisht përpjekjeve të pafundme,” shkruan Xhaxho.        

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit, babai i

Por ndryshe thonë familjarët.

Babai i 3-vjeçarit, Bledar Spahiu tha për mediat se djali ka qenë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes.

Ai akuzon mjekun Roland Xhaxho se i ka injektuar narkozë më dozë të lartë.

Pas deklaratës së mjekut anestezist Roland Xhaxho, i cili tha se i mituri kishte probleme me zemrën, babai mohon dhe thotë se fëmija nuk kishte më probleme dhe publikon recetën ku mjeku pediatër Albert Koja ka shkruar se nuk është problem që i mituri ta realizojë ndërhyrjen në gojë. 

Babai ndërsa ngre pretendime se doza e lartë e narkozës i kishte dëmtuar 3-vjeçarit organet e tjera jetësore, si veshkat dhe mëlçia. Familjarët thonë se dentistja ka ndërhyrë në 14 dhëmbë.

“Gjendja sa ka vajt ka qenë shumë e rënduar. Pjesën e zemrës unë do ta nxjerr letrën prapë. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do e çoja fare. Është një fëmijë 3-vjecar. Ti bësh 14 dhëmbë, nuk i bëj unë. Pjesa e lekëve. Nuk e ka përmend asnjë njeri. Kartela e dentistes, ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen. Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”, tha babai.

Bledar Spahiu thotë se mjeku Xhaxho gënjen dhe se sipas tij duhet të sekuestrohen. Ndërsa shton se edhe përmes kamerave të bizneseve rreth e rrotull klinikës mund të vërtetohet se djali ka dalë në gjendje të rëndë dhe sipas tij i kanë rënë disa herë në telefon mjekut, por ai nuk është përgjigjur. 

"Ka marrë 700 mijë lek për mbushje. E ka atje me kamera, sekuestrimi i kamerave nga policia", thotë ai.

 

roland xhaxho

Lini një Përgjigje