
Gazetari Arian Çani deklaroi se kreu i PD-së Lulzim Basha, nuk merr vendime me kokën e tij, por konsultohet me një izraelit dhe një amerikan, kompani inteligjence e cila e ndihmon atë.
Në një intervistë për “Euronew Albani”, Çani publikoi një mesazh të një personi që i konfirmonte këtë informacion, të cilin ai vetë e kishte prej kohësh.
“Çani, thotë, të jesh i bindur që Basha nuk po vepron me kokën e vet dhe nuk është fare në histeri. Basha ka dy të huaj që konsultohet për çdo veprim që po bën këto javët e fundit. Njëri është izraelit, tjetri amerikan, janë pjesë e një kompanie private inteligjence, më thonë, që po e ndihmojnë në çdo hap që po hedh Basha. Është i koordinuar totalisht me ndërkombëtarët, e ke burim 100%, më vjen mesazhi nga një person shumë serioz, nuk po tallem”, u shpreh Çani.
Lini një Përgjigje