
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga procesi gjyqësor për Gërdecin. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai ka paralajmëruar zhvillime. Sipas tij me shumë interes pritet dëshmia e Shkëlzen Berishës dhe nëse ai dhe Bumçi do jenë në të njëjtën linjë. Hoxha paralajmëroi një vjeshtë interesante.
“Do dëshmojë Luan Hoxha i cili u dënua me 6 vite, qëndroi në SHBA. Është kërkuar të jetë. Ai nuk u arrestua. Edhe është kërkuar dëshmia e tij. Është kërkuar dëshmia e Delijorgjit dhe dëshmia e Shkëlzenit.
Do kemi një vjeshtë interesante. Meqë kemi të bëjmë me një listë të gjatë, gjykata ka vendosur që çdo të enjte do ketë seanca dhe janë thirrur këtë të enjte 15 dëshmitarë që procesi të mos zvarritet. Do jetë proces i hapur.
Interesant është se Shkëlzen Berisha po shkon për herë të parë si dëshmitar. Ish ministri Bumçi si dëshmitar. Unë mbaj mend rastin e 14 shtatorit që shkuan Nano, etj. Interesante është cilat do jenë pyetjet dhe cili do jetë vlerësimi i gjykatës. Si Shkëlzen Berisha dhe Bumçi janë për një episod të përbashkët dhe do shkohim sa vlen dëshmia e tyre. Ky është një proces që deri tani nuk është gjykuar”, tha ai.
Lini një Përgjigje