TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2023, 10:42

Temperatura të larta dhe diell, mësoni si pritet të jetë moti gjatë fundjavës

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura të larta dhe diell, mësoni si pritet të jetë

Kjo fundjavë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta, sipas meteorologut Hakil Osmani.

"Dita e sotme pritet të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta pasi pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave dhe reshje të pakta shiu përgjatë shtrirjes Lindore dhe po ashtu në zonat Qendrore pritet që të ketë momente të pakta me pika shiu.

Nuk është për t’u shqetësuar pasi pritet që fundjava të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që intervalet e gjata me kthjellime të jenë mbizotëruese gjatë ditës së shtunë dhe të diel. Pasditet sjellin kalime të pakta të vranësirave, por nuk priten reshje.

Dita e shtunë dhe e diel do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime. Orët me diell do të jenë më të shumta gjatë paraditeve, ndërsa pasditet sjellin kalime të pakta të vranësirave”, u shpreh Osmani.

Edhe pse jemi në tetor tanimë, temperaturat e ajrit edhe gjatë kësaj fundjave mbeten të larta, duke kapur vlerën e 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale do të jenë 10-11 gradë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do të mbeten të larta, me maksimumin që do të shkojë në vlerën  e 29 apo 30 gradë celcius. Sa i përket vlerave minimale pritet t’i kemi nga 10 deri në 11 gradë në qytetet dhe zonat molare, ndërsa në ultësirën perëndimore do t’i kemi nga 15 deri në 18 gradë celcius” theksoi meteorologu.

hakil osmani moti temperatura diell

Lini një Përgjigje