TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2023, 10:02

Avokatët ankimojnë vendimin për ekstradimin e Dritan Goxhajt në Apel: Vendim politik!

Shkruar nga Pamfleti
Avokatët ankimojnë vendimin për ekstradimin e Dritan Goxhajt
Dritan Goxhaj

Avokatët e Dritan Goxhajt ankimojnë vendimin e datës  19 shtator të këtij viti të Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë.

Ata i janë drejtuar Apelit duke kundërshtuar vendimin për ekstradimin drejt Republikës së Kosovës, në zbatim të urdhrit të Gjykatës Speciale e cila e akuzon për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë. Mbrojtja e Dritan Goxhajt e ka bazuar ankimin në 3 pika, dhe konkretisht e konsideron çështjen me natyrë politike.

Më tej theksohet se mungon nënshkrimi i ministrit të drejtësisë së Kosovës për ti hapur rrugë ekstradimit dhe së fundmi kundërshtohet ekstradimi drejt Hollandës, duke e konsideruar si një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje.

Gjykata e Tiranës më 19 shtator ka pranuar kërkesën për ekstradimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës, me qëllim ekstradimin në Hagë. Ai akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Goxhaj dyshohet se akuzohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Avokati Ardian Vishaj, që mbron interesat e Goxhajt, tha se kjo është një çështje me natyrë politike, teksa rreshtoi dhe pikat mbi të cilën ai ngriti mbrojtjen ndaj klientit të tij.

Në afërsi të Gjykatës së Tiranës, gjatë zhvillimit të seancës ku u dha vendimi mbi ekstradimin e Goxhajt, u zhvillua edhe një protestë nga mbështetës të tij.

dritan goxhaj avokatët ankimojnë vendimin

Lini një Përgjigje