TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2024, 14:45

Vdekja e 28-vjeçares në Spitalin Amerikan, Irida Hasalla dha mbi 400 mijë lekë për operacionin që i mori jetën; publikohen faturat

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 28-vjeçares në Spitalin Amerikan, Irida Hasalla dha mbi 400

443 500 të reja është fatura që ka paguar Irida Hasalla në spitalin Amerikan në Tiranë për operacionin pas të cilit do të humbiste dhe jetën.

E reja me origjinë nga Lushnja prej 2 vitesh ishte diagnostifikuar me tumor në mitër dhe kurohej në Belgjikë ndërsa në spitalin amerikan në Tiranë kishte ardhur për të hequr dhjamin

Shqiptarja.com disponon faturat e pagesave
- 3.500 lekë për konsultë kirurgu konstruktiv
- 35 200 lekë Mikrokirurgji
- 404 800 Heqje dhjami vaser

Nga faturat rezulton se pagesa e fundit në vlerën e 207 800 lekë është bërë pikërisht në orët e vona të mbrëmjes në orën 23:01 të 29 Janarit 2024.

Në një dëshmi të publikuar më 31 janar shoqja e ngushtë e Iridës, e cila i qëndroi te koka, tregon se 28 vjeçarja kishte hyrë në sallë në orën 14:30 të asaj dite. Kur gjithçka kishte përfunduar mjekët nuk kishin thnë se e reja kishte probleme. Madje ishte çuditur për faktin që i kishin kërkuar me ngulm, pagesën e fundit pikërisht në orët e vona të mbrëmjes.

Edhe nga faturat vërtetohet që vajza ka bërë konsultë me mjekët. Në spital paraqiti të gjitha analizat, u tregoi mjekëve se kurohej nga tumori, - thotë vëllai i saj - por bluzat e Bardha të spitalit “Amerikan” i garantuan siguri për jetën por që ndodhi e kundërta.

Irida Hasalla humbi jetën një ditë më pas më 30 janar. I vëllai Arenc Hasalla ka treguar se e motra pësoi trombozë dhe mjekët e futën në reanimacion prej nga nuk doli më e gjallë.

I vëllai është i vendosur t’i shkojë deri në fund dhe të marrë drejtësi për të motrën. Ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës denoncimin për mjekim të pakujdesshëm, ndërkohë që pritet të dal

Mjekët ligjorë kryen autopsinë, rezultatet e së cilës pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 3 mjekë të spitalit, përfshirë 2 që kanë kryer ndërhyrjen dhe 1 anestezist, në akuzë për "neglizhencë në trajtim mjekësor", e cila është kundërvajtje penale dhe në kushte të tilla nuk përfshinë masë sigurie "arrest në burg" në fazë fillestare të hetimeve.

Vdekja e 28-vjeçares në Spitalin Amerikan, Irida Hasalla dha mbi 400Vdekja e 28-vjeçares në Spitalin Amerikan, Irida Hasalla dha mbi 400Vdekja e 28-vjeçares në Spitalin Amerikan, Irida Hasalla dha mbi 400Vdekja e 28-vjeçares në Spitalin Amerikan, Irida Hasalla dha mbi 400

Vdekja e 28-vjeçares në Spitalin Amerikan, Irida Hasalla dha mbi 400

spitali amerikan irida hasalla 400 mije leke

Lini një Përgjigje