TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2026, 11:59

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 12:00

Lexues të Pamfleti, ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerave veçojmë:

1. Kadastra e Vlorës mbyllet përfundimisht/ Punonjësit që nuk transferohen, urdhër të largohen nga puna

Këtë të hëne ka hyrë në fuqi vendimi për transferimin e strukturës drejt Tiranës dhe Fierit pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët.

Një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier.
Sipas burimeve, punonjësit që nuk kanë pranuar asnjërën nga këto dy mundësi do të largohen nga puna.
Ndërkohë, në zyra ndodhen ende disa punonjës, të cilët po përgatisin dosjet e fundit për transferimin drejt Tiranës, duke shënuar kështu mbylljen përfundimtare të një prej institucioneve më të rëndësishme për qytetin e Vlorës.

Për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës, reagoi dje edhe kryeministri Edi Rama.

Në podcastin e tij “Flasim“, Rama e cilësoi shkrirjen e kadastrës si informacion të keqinterpretuar duke shkaktuar sipas tij tension dhe diskutime të panevojshme.

Edhe pse kadastra u shkri pa një lajmërim dhe një motiv të qartë, për Edi Ramën kjo është diçka që nuk duhet të diskutohet, ndërsa ka paralajmëruar shkrirjen e të gjitha zyrave në rrethe.

2/ Seanca në GJKKO për Veliajn/ A do të kalojë apo jo për gjykim dosja e SPAK?

Sot do të mbahet në GJKKO seanca e rradhës paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit 2025 ndodhet në arrest me burg me kërkesë të SPAK. Seanca pritet të nisë rreth orës 11:00, ndërsa kjo është në vijim të seancave të mëparshme në kuadër të vlerësimit të dosjes.

Prokuroria Speciale ka kaluar dosjen për gjykim në GJKKO, por ende nuk ka një vendim të gjyqtarit nëse çështja do të kalojë ose jo.

Për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.

3- Reshjet e bores /Mbi 600 familje pa energji elektrike në Devoll

Këtë të hënë, Prefektura e Korçës ka bërë me dije se aktualisht 642 familje në zonën e Devollit të Sipërm janë pa energji elektrike. Kjo situatë vjen si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë rënë në këtë zonë.
Sipas njoftimit të OSHEE-së, Fideri 5 i Nënstacionit Bilisht është pjesërisht në punë, çka ka sjellë ndërprerjen e furnizimit me energji për abonentët ruralë në zonat: Vidohovë, Miras, Qytezë, Cëte, Sinicë dhe Arzë.
Sipas raportimeve, ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për të ndjekur nga afër situatën, me qëllim riparimin e defekteve të evidentuara dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike.
Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi me energji për konsumatorët e rëndësisë së veçantë vijon normalisht.

4-Refuzuan shkarkimin e Irena Gjokës/ Berisha publikon emrat e 6 anëtarëve të KLGJ: Këta nuk kanë turp

Kreu demokrat Sali Berisha i ka konsideruar anëtarët e KLGJ-së më kriminelë se Irena Gjoka apo Irena me 5 mbiemra, sikundër ai e cilëson gjyqtaren e GJKKO-së, e cila sipas dokumenteve zyrtare rezulton e dënuar në Greqi, por që nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Berisha tha se anëtarët e KLGJ-së, që refuzuan shkarkimin e Irena Gjokës, janë skllevër të regjimit dhe të Edi Ramës.
“Këta turp nuk kanë, por unë këtu do i emërtoj. Me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelien Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij, Ilir Rusi, me 6 vota, refuzuan apo vendosën mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka.
Këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, dokumente të cilat i ndërpresin automatikisht mandatin Irena Gjokës, këta janë më kriminelë se vetë Irena.
Këta janë turpi i njeriut, turpi i nëpunësit, turpi i shqiptarit. Këta janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës.
Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit. E faktuar vizitat e saj. Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit.

Por të votosh, të shkelmosh të gjithë këto dokumente, do të thotë të mos kesh as edhe minimumin e ndërgjegjes profesionale, ndërgjegjes ligjore, do të thotë të mos kesh dinjitet njerëzor.
Të poshtërosh veten duke mohuar vulat apostolike, duke mohuar formularët zyrtarë të këtij shteti, do të thotë je bashkautor në këto krime. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori, sado absolutisht të palavdishme të KLGJ-ve të kryesuara nga presidentët, se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur, por kurrë kjo nuk mund të imagjinohej.
Nuk mund të imagjinohej të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë”, tha Berisha.

5-Gjyqtarët kërkojnë rritje page /Rama nis sulmin dhe paralajmëron Kushtetuesen

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një sulm nga gjyqësorit, referuar kërkesës në Kushtetuese të dy shoqatave të gjyqtarëve, për rritjen e pagave.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Rama ngre pyetjen se si mund t’ia rrisin pagat vetes gjykatësit nga 2000 e nga 3000 Euro në muaj!

Rama shprehet se pagat e gjykatësve sot janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi dhe dyfish më të larta se në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në video-mesazhin e tij, Rama ironizon ata që iu drejtuan Kushtetueses, duke theksuar se filli i logjikës së atyre që kërkojnë rritje pagash lë tejet për të dëshiruar. Rama u shpreh se përmes kësaj kërkese të re për rritjen e pagave, kostoja në buxhetin e shtetit, është plot 37 milionë euro, ndërsa shtoi se sikundër po tregon koha “gjyqtarë e prokurorë na janë kthyer në vetë zot dhe vetë shkop”.

Një paralajmërim, Kryeministri e ka pasur edhe për Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se uronte që mos të miratonte një kërkesë të tillë, pasi në të kundërt do të detyronte Qeverinë dhe mazhorancën që të gjente ilaçe të tjera.

6-Mali i zi “përmbytet” në afera seksuale/ Gjykata e turpit: Kandidatë të kapur në rrjetën e shantazhit dhe seksit

7- U shua, e mira Rezarta/ Gazetarja që nuk u pajtua me sipërfaqen dhe e jetoi mendimin si lëvizje

Për këto dhe të tjera, klikoni në edicionin e orës 12.00

 

edicioni informativ pamfleti

Lini një Përgjigje