Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zeze deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera veçojme:
Debate të forta në sallën e gjyqit! Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, largohet papritmas, ndërsa avokatja e tij, Teodoresku, shpjegon: “Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm një orë!”
Në Tropojë, Rexhë Byberi akuzohet për shpërdorim detyre. GJKKO vendos: dosja e SPAK kalon për gjykim, për një dëm prej 277 milionë lekësh.
Nga Lezha, lajme të rënda nga atentati: dy të plagosur, ndër ta një anëtar i fisit Nikulaj.
Polici i përfshirë deklaron: “I qëllova autorët!”
Në lidhje me vrasjen e Mondi Mëhallës, pyetet vëllai i tij, Buzhani, që mohon çdo lidhje të Agos me krimin, ndërsa familjarët dorëzojnë prova shtesë mbi dëshminë.
Mediat spanjolle nxjerrin në pah “Klanin Vokri” – familja shqiptare që përmbyt Spanjën me drogë dhe ryshfete për oficerët e policisë.
Në Durrës, arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar që vidhte targa automjetesh për t’i shitur grupeve kriminale; dy targa kosovare i sekuestrohen.
Në Vaun e Dejës, dy banesa shndërrohen në laborator droge, ndërsa arrestohet 46-vjeçari në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Aksidentet rrëmbejnë vëmendjen: në Vlorë, një kamionçinë përfundon në plazh, një person rëndë i plagosur, shkaqet: shpejtësia dhe lagështira.
Humoristi i njohur Nexho Shabani aksidentohet me në Shkodër.
Në Milano, grupi kriminal i trafikut të drogës goditet: 70 kg drogë dhe 75 mijë euro sekuestrohen; arrestohet një shqiptar dhe një rumun.
Ndërkohë, në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme nën tension: 34 persona ndalohen për manipulime me vota dhe qindra intervistohen nëpër komuna.
Lini një Përgjigje