TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2026, 14:55

UPDATE/ Edicioni i kronikës së zezë në Pamfleti

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i kronikës së zezë në Pamfleti

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Dosja “Mikrokredive” rikthehet për plotësim hetimesh – 27 të pandehur dyshohen për mashtrim me pasoja të rënda; SPAK kërkon 36 mln euro të përfituara nga qytetarët.

Pretenca SPAK për Universitetin Bujqësor – Abuzime rreth 900 mijë euro për 9 tenderë fiktivë; 34 vite burg për 23 të akuzuarit.

Porto Romano nën hetim – Projekti 400 mln euro, dy faza; SPAK sekuestron dokumentacionin.

Durim Bami kërkon transferim – Një ditë pas ekstradimit nga Dubai kërkon largimin nga burgu “313” për shkak të rrezikut për jetën.

50 vite burg për atentatin e Hasallës – Laert Hasalla dhe Mariglen Matjani për tentativë vrasjeje të Marius Hasallës, hallja plagoset.

Lumenj parash në Dubai – Media italiane tregon si bosët shqiptarë të drogës shijojnë pushimet të pashqetësuar.

Grupi kriminal “Skifterët” goditet në Spanjë – 4 arrestime, sekuestrohen mijëra euro dhe ora të shtrenjta.

Trafik automjetesh – Dy persona në kërkim për “Audi” 50 mijë euro nga Sllovakia dhe “Seat Cupra” 40 mijë nga Italia.

Aksident tragjik në Tiranë – 7-vjeçari humb jetën, drejtuesit e mjeteve lirohen; dëshmitë: nuk e panë.

Ngjarje e rëndë në Greqi – 17-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes me thika, 19-vjeçari tjetër plagoset rëndë.

Arrestim për drogë në Itali – 43-vjeçari shqiptar kapet duke fshehur kokainë te sahati i dritave.

Aktakuza e dytë ndaj Hashim Thaçit – Ish-Presidenti i Kosovës deklarohet i pafajshëm për ndërhyrje në drejtësi.

Bombardime në Lindjen e Mesme – Pakistan sulmon Afganistanin; 133 të vrarë dhe 200 të plagosur, reagon OKB.

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje